Ekipet e shpëtimit në Bejrut po kërkojnë në rrënojat e një ndërtese pas raportimeve se një person mund të jetë gjallë, pas një muaji nga shpërthimi i fuqishëm aty.
Specialistët janë sjellë në zonën Mar Mikhael me qentë e shpëtimit pasi janë ndjerë lëvizje nën një ndërtesë.
Rreth 190 njerëz kanë vdekur ndërsa 6,000 të tjerë janë lënduar nga shpërthimi i shkaktuar nga 2750 tonë nitrat amoni, raporton Reuters.
Mediat lokale kanë thënë se çfarëdo kërkimi apo përpjekje për shpëtim, nëse zbulohet se dikush është ende gjallë, do të zgjasë me orë.
Qeveria në Liban ka dhënë dorëheqje pas këtij rasti i cili nxiti reagime të shumta, transmeton KOHA. Ministri i Shëndetësisë, Hamad Sassan, kishte thënë se e gjithë qeveria ka dhënë dorëhqje, pas dy ditë demonstratash.