Imagjinoni këtë. Ju keni arritur më në fund ëndrrën për të cilën keni punuar aq shumë. Dhe ju ndjeheni sikur nuk ka asnjë mënyrë që të mund të jeni më të bekuar se sa jeni në këtë moment.
Pas një kohe, në një bisedë të rastësishme me një person, ju merrni një koment të hidhur rreth asaj se si “Nuk është një punë e madhe” ose “Kushdo mund ta ketë bërë” së bashku me një smirë zilie të keqe në fytyrën e tyre.
Xhelozia është si të hahet një mollë e helmuar dhe të pritni që personi tjetër të vdesë. Ju vazhdoni të shtoni atë helm në trupin tuaj, plotësisht të pavetëdijshëm për faktin se po shkatërroni jetën tuaj. Është një ndjenjë e pangopur që ka fuqinë t’i bëjë njerëzit të sillen me keqdashje ndaj nesh, veçanërisht nëse i zotërojmë gjërat që dëshirojnë.
Ju japin komplimente të shtirura
Shenja e parë e xhelozisë së vërtetë dhe e pakënaqësisë në një person janë komentet e tyre të rreme dhe gjoja pozitive. “Oh, je aq i bukur.” Kur në realitet, e gjitha që ata duan të bëjnë, është të shkatërrojnë shpirtin tuaj.
Ulin arritjet e tua
Nuk ka rëndësi sa shumë keni punuar për të arritur qëllimet tuaja, njerëzit xhelozë gjithmonë do të përpiqen t’ju bëjnë të ndiheni keq duke vepruar sikur nuk keni punuar aq shumë dhe nuk keni merituar suksesin tuaj.
“Njerëzit që do t’ju kenë zili më shumë janë ata që kanë nevojë më shumë për atë që posedoni”, thotë M. Farouk Radwan, MSc.
Mburren për suksesin e tyre
Individët e mjerë dhe ziliqar zakonisht nuk kanë vetëbesim dhe kanë tendencë për ta kompensuar atë duke shfaqur suksesin e tyre para jush. Ju do të bëheni të vetëdijshëm për këtë, në minutën që ata ndërpresin bisedën tuaj me vetë-promovimin e tyre të paturpshëm.
Ju kopjojnë në atë që bëni;
Dikush që është xheloz për ju është xheloz për jetën tuaj. Ata ndoshta duan të kenë gjithçka që zotëroni. Pra, mënyra më e lehtë për ta marrë është duke ju imituar.
Ata festojnë gabimet tuaja
Unë besoj se njerëzit janë krijesat më të shtrembëruara dhe të neveritshme në këtë Univers. Ne jemi lehtësisht të korruptuar. Sepse e gjithë ekzistenca jonë bazohet në përfitimin e gjërave. Ne përdorim njerëzit për të marrë gjithçka që dëshirojmë, ushqejmë vdekjen e njerëzve të tjerë, ne kënaqemi kur shohim dhimbje. Dhe më vjen keq, por përjashtimet janë të pakta.
Xhelozia dhe lakmia janë gjërat që kanë fuqinë për t’i bërë njerëzit të mjeruar dhe toksikë. Kujdesu për veten. Jo të gjithë e festojnë lumturinë tuaj. Disa prej tyre do të jepnin gjithçka për të të parë ty të digjesh.