Çfarë tregon se je një prind i mirë
Shpesh herë ne vejme në dyshim vetën kur merremi me fëmijët tanë. Prindërit modern përpiqen të arrijnë standartet tejet të larta që kanë vendosur për veten në rritjen e fëmijës së tyre. Është shumë e lehtë të biesh në kurthin e krahasimit me prindërit e tjerë por ja disa shënja që tregojnë se ju realisht po ja dilni më së miri!
Fëmija tregon të gjitha emocionet përpara jush.
Shpesh herë momenti kur fëmijët tanë tregojnë emocione të forta është I vështirë. Ne mund të mos kemi dëshirë të shohim atë shfaqje emocionesh. Megjithatë aftësia e fëmijës tënd për të shprehur acarim, mërzitje apo frikë pëpra teje është një shënje e mirë. Ai/ajo ndihet e sigurt për t’ju shfaqur ndjenjat e tyre.
Për psikologët është shqetësuese kur fëmija fsheh ndjenjat nga prindërit. Shpesh herë kjo është një shënjë e një problem më të madh në marrëdhënien prind-fëmijë. Shmang acarimin apo heqjen e vëmëndjes kur fëmija po shpreh emocione dhe në vend të kësaj kushtoji rëndësi dhe pranoji ndjenjat e tyre. “ Unë e shoh që ti po godet murin ngaqë je I acaruar. Dhe po më thua se kjo po ndodh se motra nuk të lë të luash me të.” Kjo i tregon fëmijës se ju mund ti përballoni ndjenjat e tyre dhe ju i kuptoni ata.
Kur fëmija ka një problem apo është lënduar vjen te ju i pari
Unë e dalloj që një prind po ja del së mbari kur fëmija I drejtoret atyre të parëve kur kanë një shqetësim. Kjo do të thotë se ju keni krijuar një bazë sigurie që fëmija mund të vi sa herë ka nevojë për ndihmë.
Një mënyrë e mirë për ta inkurajuar këtë është të tregoni se po I dëgjoni fëmijët, edhe nëse problemi ju duket aq I vogël. Kjo ndihmon në marrëdhënien prind fëmijë.
Fëmija juaj mund të diskutoj mendimet dhe ndjenjat me ju pa pasur frikë nga reagimi juaj
Kjo është një shënjë pozitive e pranimit, hapjes dhe marrëdhënies të mirë prind-fëmijë. Disa prindër padashje kufizojnë komunikimin me fëmijët përmes kësaj sjellje duke reaguar keq ndaj mendimeve apo ndjesive që nuk I pëlqejnë nga fëmija e tyre.
Të tjerë mund të duken të dobët te fëmijët sa të vegjlit nuk duan ti shqetësojnë prindërit me mendimet apo ndjenjat e tyre. Unë shqetësohem kur prindërit thonë ‘’Fëmija im është guri im’’. Jo prindi është guri /forca dhe fëmijët nuk duhet të jenë kurrë guri.
Ju mund ti mbështesni mendimet dhe ndjenjat e fëmijëve pa e kthyer çështjen te vetja. Nëse ke nevojë për mbështetje bëje më një mikë apo mikesh por jo me fëmijën tënd.
Përgjigja juaj nuk është kritikuese apo etiketuese
Prindërit e mirë nuk japing përgjigje kritike rreth sjelljes dhe I shmangen etiketimeve si ‘’I keq’’ ‘’xheloz’’ ‘’përtac’’ etj. Nëse fëmija juaj ha gjithë biskotat përpara të tjerëve dhe nuk I ka ndarë me ta, një prind I mirë përqëndrohet te sjellja:
“Ti I hëngre të gjitha biskotat pa I ndarë me miqtë, por në shtëpinë tonë është me rëndësi që të ndash me miqtë. Si mendon se mund ta regullosh këtë situatë?”
Kjo përgjigje është shumë e ndryshme nga të thënit ‘’vajzë e keqe, nuk di si të ndash me tjerët.”
Ti e inkurajon fëmijën të ndjek hobin dhe interest e tyre
Të ndjekësh interest dhe talentet e ndihmon fëmijën të ketë një ndjesi të arritjes. I angazhon ata pozitivisht në vitet e adoleshencës , duke I mësuar rreth vullnetit dhe duke I larguar nga veset. Ndonjëherë I shoh prindërit që përpiqen ti drejtojnë interest e fëmijëve për të arritur ëndërrat e tyre të parealizuara. Por kur ju detyroni një fëmijë për të ndjekur diçka por për arsyet tuaja shumë gjëra mund të ecin keq.Kjo e bën fëmijën të ndihet si I dështuar, dhe nën presion dhe nën kontroll.
Ju krijoni kufij për sjelljet që ruajnë fëmijën tuaj
Prindërit e mirë I udhëheqin sjelljen e fëmijëve duke konsideruar vendosjen e limiteve. Fëmijë pa limite shpesh herë përfundojnë duke u ndjerë të humbur apo në telashe. Limitet e ndihmojnë fëmijën të ndihet i vlerësuar edhe pse ata nuk I pëlqejnë këto limite shumicën e kohës. Për shëmbull përfshijë një rutinë përpara gjumit, sjellje të respektueshme në familje, apo mos lejim të alkoolit te adoleshentët.
Ju rregulloni gabimet tuaja
Të qënit të gatshëm të rregulloni gabimet me fëmijën është një shënjë I të qënit prind I mirë. Nëse ju reagoni keq apo I shani fëmijët është e rëndësishme ta regulloni këtë gabim. Bisedo me fëmijën dhe tregoji se do doje të ishe sjell ndryshe. Shpjegojini se dhe të rriturit bëjnë gabime por e rëndësishme është ti rregullojmë ato.
Edhe pse është tunduese të kërkosh për shënja të prindërimit të mirë sin ë nota apo në ushqimin e duhur që fëmija ha , apo në golin që shënoi në ndeshjen e rradhës të jesh një prind I mirë ka rëndësi të krijosh një bazë të sigurtë për fëmijën tënd. Në këtë ambient çdo fëmijë arrin sukses.