Shumica e njerëzve ndjejnë kënaqësi të madhe kur në punë ndihet rehat dhe janë të motivuar. Disa madje e pohojnë me siguri se përqëndrimi në punë dhe shpenzimi i energjisë fizike dhe mendore janë e vetmja rrugë për të qenë të suksesshëm në jetë. Sidoqoftë, kjo nuk duhet të shkojë në situatë ekstreme.
Shumë studime tregojnë se nëse punoni më shumë seç duhet, trupi juaj nuk do të jetë i shëndetshëm jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht dhe emocionalisht. Mirëpo, si ta kuptoni që po punoni shumë? Këto shenja mund t’ju ndihmojnë të krijoni një balancë pune dhe jetë.
Duhet shumë përpjekje për t’u ndjerë i lumtur
Ekzistojnë disa studime përfundimtare që tregojnë se ka një lidhje të fortë mes punës së tepërt dhe depresionit. Një studim në vitin 2020 tregoi se qëndrimi shumë orë në zyrë mund të shkaktojë episode depresive të mëdha tek punëtorët e moshës së mesme. Ndjenja e pakënaqësisë mund të jetë normale për këdo, por incidentet e shpeshta të pakënaqësisë tek një individ janë një shenjë e qartë se mendja dhe trupi po ju tregojnë se diçka nuk është në rregull.
Gabimet më të thjeshta në shtëpi ju irritojnë
Humbja e qetësisë edhe për gjërat më të parëndësishme sidomos në shtëpi, është një sinjal që ju po e “shkatërroni” veten në punë. Shumicën e kohës, punonjësit nuk kanë shansin të shprehen dhe madje as të ankohen, prandaj sapo futen në shtëpi, aty mund të shfryhen lehtësisht.
Jeni bërë më të pasigurt dhe keni shumë ankth
Sipas ekspertëve të psikologjisë, shumica e punëtorëve bëhen të varur nga të tjerët, si bashkëpunëtorët dhe shefat e tyre, për të përcaktuar vlerën e tyre vetjake. Për shkak të kësaj, ata bëhen më të pasigurt dhe kanë shumë ankth sa herë që u kërkohen projekte sfiduese. Ata mendojnë se duke punuar më shumë, mund ta zgjidhin këtë gjë, mirëpo nuk e kuptojnë se po e “shpenzojnë” të gjithë energjinë e tyre.
Ajo dhimbja e kokës e përhershme
Migrena mund të jetë një shenjë e punës së tepërt. Tendosja e syve nga ekspozimi i tepërt në ekranet e kompjuterit në punë mund të shkaktojë një dhimbje koke të përhershme, shkruan classlifestyle. Kjo shenjë është aq e zakonshme saqë shumica e punëtorëve shpesh e injorojnë ose madje e konsiderojnë atë një pjesë të punës së një dite.
Ju ndaloni së foluri me miqtë dhe familjen tuaj
Shumicën e kohës, puna e tepërt nuk ndikon vetëm në jetën tuaj shoqërore, por gjithashtu ftoh marrëdhëniet me familjen tuaj dhe njerëzit e tjerë të rëndësishëm. Njerëzit e fiksuar pas punës kanë tendencë t’i japin përparësi çështjeve në zyrë dhe harrojnë të flasin me miqtë dhe familjen.