Shenjat se ke rënë “qetësisht” në depresion

Prishtinë | 08 Qer 2023 | 20:34 | Nga Ekonomia Online

Depresioni ndikon miliona njerëz në mbarë botën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë llogarit se numri i njerëzve që janë në depresion ka shkuar në rreth 350 milionë, por ky numër përfaqëson vetëm njerëzit që realisht janë diagnostikuar.

Ata që vuajnë në heshtje dhe nuk zgjedhin të marrin ndihmë nga sikleti, turpi, ose krenaria mund ta bëjnë atë numër të rritet ndjeshëm.

Ndoshta personi që vuan as nuk e di se e ka një problem të tillë, gjë që e bën depresionin e heshtur edhe më të rrezikshëm.

Megjithatë, disa njerëz thjesht nuk dinë si t’i shprehin emocionet e tyre, ose nuk ndihen të kënaqur duke e bërë këtë gjë. Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të kujdesemi për njerëzit në jetën tonë dhe të shikojmë për shenjat dhe sjelljet që dikush është heshtazi në depresion.

Ja cilat janë shenjat:

TËRHEQJA NGA AKTIVITETET, PUNA, OSE SHKOLLA

Tërheqja nga aktivitetet është një nga shenjat kryesore të depresionit; kjo ndodh sepse çrregullimi merr të gjithë kohën dhe energjinë e personit.

Depresioni e bën shumë të vështirë që të vazhdojë me jetën e përditshme, përveç asaj që është absolutisht e nevojshme, sepse dhimbja bëhet shumë e madhe.

Ata që vuajnë në heshtje mund të fillojnë të lënë një ose dy aktivitete me shpresë se askush nuk do ta vërejë. Shumë njerëz që vuajnë nuk duan të pranojnë se kanë një problem dhe nuk duan që të tjerët ta dinë.

Nëse vini re se një i dashur ka filluar të mungojë në jetën e përditshme, atëherë kjo është një shenjë e depresionit të heshtur.

MUNGESA E ENERGJISË

Nuk ka surprizë këtu – depresioni shkatërron nivelet e energjisë së një personi deri në pikën ku edhe dalja nga shtrati mund të duket si bërja e një maratone vrapi.

Mendimet e vazhdueshme, të bezdisshme dhe të dëshpëruara të kombinuara me stres të lartë, oreksi i dobët dhe problemet e gjumit e bëjnë jetën një betejë të përditshme.

Një person që vuan në heshtje nga depresioni mund të fillojë të tërhiqet edhe nga miqësia dhe jeta familjare, sepse nuk ka energji për ta.

TË NGRËNIT MË SHUMË APO MË PAK

Rritja ose ulja e oreksit është një simptomë e zakonshme e depresionit. Sipas ekspertëve: “Një ndryshim i menjëhershëm në peshë, qoftë duke fituar ose duke humbur më shumë, mund të jetë një paralajmërim për depresionin, veçanërisht tek dikush që ka simptoma të tjera të depresionit apo një histori të kaluar me depresionin”.

Nëse vini re veprimet e pazakonta në të ngrënët tek një mik apo njeri i dashur, ata mund të vuajnë në heshtje nga depresioni.

PROBLEME ME GJUMIN

Sipas WebMD, 80% e të rriturve me depresion kanë probleme të bien në gjumë ose të qëndrojnë në gjumë.

Pacientët që kanë pagjumësi kronike kanë tri herë gjasat e zhvillimit të depresionit në krahasim me ato pa pagjumësi. Shumë mjekë besojnë se trajtimi i pagjumësisë do të ndihmojë në uljen e simptomave depresive tek njerëzit që vuajnë.

Nëse dikush që ti njeh, ankohet për problemet e gjumit në baza të rregullta, ai ose ajo mund të ketë depresion.

ABUZIMI ME SUBSTANCAT

Mjerisht, abuzimi me substancat është i zakonshëm në mesin e atyre me depresion, ankth dhe çrregullime të tjera mendore.

Ndërsa është e kuptueshme që duan të ikin nga realiteti dhe mendimet e trazuara për njëfarë kohe, varësia mund të shkaktojë edhe më shumë probleme gjatë rrugës.

Nëse e dini që dikush abuzon me drogën ose alkoolin në mënyrë të rregullt, ata mund të jenë në depresion në heshtje.

STIMULIMI I EMOCIONEVE

Shumë njerëz me depresion nuk duan ta pranojnë atë, as për veten e as për të tjerët. Kur janë në shoqërinë e të tjerëve, ata do të duken tepër të lumtur ose do të japin përgjigje të paqarta kur njerëzit t’i pyesin se si po shkon jeta e tyre.

Ata angazhohen vetëm në biseda të cekëta sepse duan të shmangin gjykimin e thelluar mbi ta në lidhje me depresionin e tyre.

Nëse vërehet se dikush është larguar ose e bën vetëm biseda të vogla, kjo mund të flasë për depresion të fshehur.

“MBYTEN” NË PUNË

Ju nuk mund të mendoni për mbipunën si një simptomë e depresionit, por disa njerëz përdorin punën për të fshehur emocionet e tyre.

Ata e shohin punën si një justifikim për të shpëtuar nga ndjenjat e tyre, një zbavitje për vuajtjen që i shkakton mendja e tyre.

Nëse vini re se dikush që qëndron vonë në punë shumicën e netëve të javës, ata mund të jenë në depresion në heshtje dhe jo vetëm “qen” të punës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme