Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi bashke me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi kanë marrë pjesë në shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”.
Bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”, ata kanë bërë një shëtitje nga objekti i ministrisë së Infrastrukturës, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi tha se do të hartojnë plane dhe rregullore të reja në mënyrë që secila rrugë e re që projektohet të ketë edhe shtegu për çiklizëm.
“Tani më ka disa ditë që me Merakli të biçiklave kemi diksutuar se qysh duhet ta përmisojmë infrastrukturën rrugore sa i përket çiklizimit dhe po mendojmë që është koha e fundit që standartet evropiane t’i fillojmë t’i implementojmë edhe në fushën e infrastrukturës edhe sa i përket çilklizimit”.
“Prandaj sot përmes këtij aktiviteti simbolik senzibizues në bashkpunim më minsitren Dumoshi dhe shumë qytetarë të tjerë të Prishtinës e qyteteve tjera kemi bërë një vozitje deri këtu tek rruga rajonale për Fushë-Kosovë”.
Ai ka sqaruar se në rrugët rreth Prishtinës do t’i vendosin henjat dhe do t’i shenjëzojnë shtigjet e tyre për çiklizëm.
“Kjo është vetëm një aktivitet simbolik të rrisim vetëdijen për çiklistat në komunikacion. Do të hartojnë plane dhe rregullore të reja në mënyrë që secila rrugë e re që projektohet të ketë edhe shtegu për çiklizëm. Në rrugët rreth Prishtinës ne do t’i vendosim shenjat dhe do t’i shenjëzojmë shtigjet e tyre. Ma shumë çiklizëm më shumë sport”.
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka garantuar mbështetje për federatat në përgjithësi dhe biçiklistët në veçanti.
Ajo më tej ka shtuar se do t’i kushtohet më shumë vëmendje stazave të çiklizmit.
“Sot është mirë që jemi dalë me ftesën e ministrit Abrashi. Në si minstri e Sportit i mbështesim federatat sportive dhe biçiklistët. Kjo është më shumë për sigurinë e njerëzve që mirren me këtë sport, pastaj është edhe ruajtja e ambientit por duhe t’i kushtojmë shumë vëmendje stazave të çiklizmit”.
“Ministri Abrashi ka marrë një detyrë e cila duhet t’i sigurojë të gjithë biçiklistët që siguria në rrugë të jetë sa më e madhe, për ta”.
Berat Rakovica, nga “Marakli t’biçikletave”, ka sygjeruar që edhe në të ardhmen të vendosë standarte për rrugë të çiklistëve.
“Nuk mjaftojnë vetëm këto shenjëzime, por duhet të ketë edhe disa pengesa për automjetet”.