Shënohet “1 Qershori” dita ndërkombëtare e fëmijëve

Fushë-Kosovë | 03 Qer 2019 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Fushë-Kosovës në bashkëpunim me OJQ “AKTI” shënoi ditën ndërkombëtare të fëmijëve “1 Qershori”.

Ceremonia filloi nga shkolla fillore “Mihal Grameno” me defileun përgjatë rrugës “Dardania” deri te kopshti i fëmijëve “Gëzimi Ynë”.

Në këtë defile morën pjesë nga dhjetë nxënës nga të gjitha shkollat e komunës së Fushë Kosovës. Fëmijët kishin të veshura bluza ngjyrë portokalli me mbishkrimin “ 1qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve” me emblemën e komunës dhe OJQ “AKTI”.

Pas defileut fëmijët u vendosën te kompleksi i parkut sportiv te pishat në Sllatinë ku u organizuan aktivitete kulturo-sportive dhe njëkohësisht u bë edhe lëshimi i balonave në ajër.

Aktiviteti i nxënësve vazhdoi me përzgjedhjen e tri eseve më të mirë e ku fitues ishin nxënësit e shkollës fillore “Selman Riza” të cilët u shpërblyen me komplete të librave dhe enciklopedi si dhe me mjete shkollore.

Organizatorët e këtij aktiviteti falënderojnë drejtorët e shkollave pjesëmarrëse në këtë ngjarje për angazhimin dhe përkushtimin e tyre që ky aktivitet të kaloi sa më mirë.

Të ngjashme