Shënohet Dita Botërore e Planifikimit të Qyteteve – Kuçi: Plani për Bjeshkët e Nemuna është gati

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 11:50 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, ka shënuar 8 Nëntorin Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve. Me këtë rast ministri Blerim Kuçi ka marr pjesë në hapjen e ekspozitës me foto më të mira nga  foto-konkursi me temën “Qyteti  im gjatë pandemisë”, raporton Ekonomia Online.

Kuçi ka thënë se kjo ditë ka për qëllim avancimin e interesit publik në fushën hapësinore dhe atë urbane.

“Kjo është një formë e shënimit simbolik të ditës botërore të planifikimit urban dhe sot jemi me bashkëpartnerët. Nëntori është dita botërore e qyteteve që ka për qëllim avancimin e interesit publik në fushën hapësinore dhe urbane”.

“Edhe MEA çdo vit në formë të ndryshme e bënë shënimin e kësaj ditë dhe qëllimi jonë është ngritja e vetëdijes dhe se gradualisht po ndikojnë në situatën hapësinorë në Kosovë. Edhe Kosova është dukë përcjellë trendin global”.

Ai ka thënë se për shkak të pandemisë nuk është mbajtur punëtoria, por është organizuar një foto konkurs.

Sipas tij, Plani për Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna është kompletuar dhe do të dërgohet në Qeveri.

“Fatkeqësisht këtë vit nga pandemia ka qenë e pamundur të organizojmë punëtorinë tradicionale, por kemi organizuar një foto konkurs”.

“Plani kombëtar Bjeshkët e Nemuna është kompletuar si dokument dhe është drejt shkuarjes në Qeveri. Janë miratuar 9 plane komunale dhe 4 harta zonale komunale, ndërsa në proces janë 16 plane zhvillimore komunale”.

Shkëlqim Daci përfaqësues i GIZ-it ka thënë se edhe komunat duhet t’i shkëmbejnë përvojat.

“Gjithmonë është mirë që këto ngjarje me i diskutuar, duhet me i nda përvojat komunat brenda komunave tjera dhe përveç kësaj është mirë me i adresuar sfidat që i kemi në sistem të planifikimit në Kosovë”.

Të ngjashme