Shënohet dita memoriale e policëve të rënë në detyrë

Prishtinë | 26 Kor 2024 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Të premten, 26 korrik, shënohet dita memoriale e policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe 13-vjetori i rënies së heroit Enver Zymeri.

Në nderim të policëve të rënë në detyrë, në vend do të bëhen homazhe shtetërore. Aktivitete do të zhvillohen edhe në veri, si hedhja nga ura e Liqenit të Ujmanit.

Më 26 korrik është data kur ishte vrarë polici Zymeri gjatë një aksioni në veri të vendit, e më 27 korrik 2021 ishte zbuluar pllaka përkujtimore për 21 heronjtë e Policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës ndër vite. Nga atëherë, në krye të detyrës gjatë përballjes me grupin kriminal serb në Banjskë ka rënë edhe polici Afrim Bunjaku.

Të ngjashme