Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Shoqatën “Handikos” si dhe shoqatat për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara kanë organizuar konferencën e radhës me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, raporton Ekonomia Online. Konferenca bëri bashkë institucionet e nivelit qendror dhe lokal si dhe organizatat ndërkombëtare që punojnë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
Qëllimi i konferencës u tha se është adresimi i çështjeve të përbashkëta për personat me aftësi të kufizuara dhe që të identifikoj të arriturat, sfidat si dhe prioritetet e personave me aftësi të kufizuara.
Halil Kurmehaj, këshilltarë politik i zv.kryeministrit Besnik Bislimi, tha se Qeveria e Kosovës për herë të parë në ligjin për zyrtarët publikë ka vendosur çështjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuar.
“Kam disa çështje që po dua t’i ngris, ne si qeveri besoj që e din që kemi marr disa veprime esenciale. Për herë të parë në kuadër të legjislacionit për zyrtarë publik kemi vendosur çështje e personave me aftësi të kufizuar. Për herë të parë me institucionet arsimore, përkatësisht në UP kemi finalizuar të gjitha përpjekje për themelimin e një qendre për perona me aftësi të kufizuara”.
“Kush do që ka nevojë prej persona me aftësi të kufizuar për punë praktikë që të mos hezitojnë që të na njoftojnë. Në kuadër të programit të Qeverisë kemi përfshirë edhe një dokument ku adreson çështjet e personave me aftësi të kufizuar. Punësimi i personave me aftësi të kufizuar, ne jemi të gatshme që nga viti ardhshëm të përfshijmë këta persona në administratën publike”, tha ai.
Afrim Maliqi, drejtor i “Handikos”, tha se situata e këtyre personave mbete e vështirë, sipas tij, ata jetojnë pa mbështetjet e duhura të shërbimeve shëndetësore, sociale, qasje arsim, punësim dhe shumë çështje tjera.
“Me gjithë përpjekjet që institucionet tona kanë bërë, situata mbete e vështire, sepse ende konsiderohen grupi me i varfër dhe i rrezikuar në vendin tonë. Këtë e deklarojnë edhe raportet ndërkombëtare dhe vendore, që personat me aftësi të kufizuar jetojnë ende pa mbështetjet e duhura të shërbimeve shëndetësore, sociale, qasje arsim, punësim dhe shumë çështje tjera”, tha ai.
Avokatit i Popullit, Naim Qelaj, tha se edhe pas 23 vjetësh nuk është arritur që të krijohen standarde të pranueshme për respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar.
“Pavarësisht që ka përpjekje që duhet mu inkurajuar për 23 vite është bërë shumë në këtë drejtim, sot mund të konstatoj me shumë siguri mbi bazën e mandatit që kam që nuk kemi arrti me krijuar standarde të pranueshme për respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar”, tha ai.