Një person ka humbur jetën nga flakët në fshatin “Asim Zeneli”, në Gjirokastër.
Situata në njësinë administrative Lunxhëri raportohet se është kritike, pasi flakët po vijojnë të përhapen të favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Ndërkohë, 10 persona janë shoqëruar në spital, pasi janë asfiksuar nga tymi.
Në vendngjarje po punojnë strukturat e mbrojtjes civile, gjithashtu në mbështetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka urdhëruar evakuimin e banorëve të zonës, pas alarmit se flakët po rrezikojnë banesat.