Shënojnë rritje industria nxjerrëse dhe përpunuese

Prishtinë | 19 Sht 2017 | 14:22 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra të Industrisë për tremujorin e dytë (TM2) 2017.

Kjo anketë me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri (B -nxjerrëse, C- përpunuese, D-Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave) në periudha tremujore, nëpërmjet te cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Në tremujorin e dytë të vitit 2017 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017, ka pasur një rritje te: industria përpunuese (C) prej 28.5%; industria nxjerrëse (B) prej 25.9%; furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) prej 7.8%; si dhe furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) prej 2.0 %.

Ndërkaq , krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2016), ka pasur një rritje te: industria nxjerrëse (B ) prej 46.1%; furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) prej 16.1%; furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) prej 15.3%; si dhe industria përpunuese (C) prej 4.0%.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme