Shenoll Muharremi ia llogarit ZRRE-së shpenzimet për qira: për pesë vjet 583 mijë euro

Prishtinë | 13 Pri 2025 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Opinionisti Shenoll Muharremi nxori pasqyrën e shpenzimeve të qirasë të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për pesë vjet.

Doli se në këtë hark kohor,  ky institucion publik pagoi qira 583 mijë euro.

Postimi i Muharremit:

Shpenzimet për zyre me qira të ZRRE janë rritë 206.80% prej 2020.

Nga 49,140.00 EUR në 150,763.20 EUR vitin e fundit.

E personeli, për ironi, është zvogëlu nga 31 ne 22.

Ndoshta çmimi i rrymës s’është rritë aq shumë…

Se qiraja e zyrave të ZRRE-së është rritë edhe ma shumë.

583,385.64 EUR shpenzime për qira për disa vite.

Ndoshta vlera shpenzimeve për qira është edhe ma e lartë se kaq për vitin 2025?

Të ngjashme