Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj spekulimeve për rritjen e faturave të rrymës, duke sqaruar se vendimi ende nuk është marrë, ndërsa takimi i ZRRE-së për këtë çështje mbahet më 11 prill. Ai shprehu shqetësimin se, pas protestave dhe reagimeve të shumta, shpreson që ky vendim të mos merret.
Muharremi kritikoi kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar për mungesë veprimi dhe komunikimi lidhur me këtë çështje, duke theksuar se ai kishte kritikuar qeverisjen për raste të tilla kur ishte në opozitë.
Ai gjithashtu theksoi se një rritje e mundshme e tarifave do të ketë pasoja të rënda për ekonominë, bizneset dhe familjet kosovare. Sipas tij, një vendim i tillë do të shkatërronte ekonominë dhe nuk do të ishte i qëndrueshëm në këtë periudhë të vështirë socio-ekonomike.