Digjitalizimi duhet t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe të ngrisë standardet për komunikim më të mirë për ta, u tha të premten në konferencën me temën “Si mund ta kthesh një krizë në mundësi për të mirë – Si të ndërtojmë një qeveri të shtyrë nga rezultatet duke filluar nga njerëzit”, raporton Ekonomia Online.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se janë 175 shërbime si platforma online, përmes të cilave qytetarët mund të qasen në shërbimet të fushave si gjendja civile, certifikata të lindjes, vaksinimit e të tjera.
“Në tri vitet e fundit kemi shtuar më shumë se 175 shërbime që janë platforma online, pra këto shërbime fusin fusha të gjendjes civile, certifikata të lindjes, shëndetësinë, vaksinimit dhe shumë skema të ndryshme dhe të mira sociale”, tha ministrja.
Rizvanolli u krenua me platformën online E-Kosova, përmes të cilës tha se mbi 30 mijë biznese dhe familje kanë aplikuar në këtë platformë.
“Për qeverinë tonë ka qenë një prioritet më i lartë për kushtet globale dhe çfarë kemi bërë si qeveri, reduktumin e konsumit të energjisë për arsye se për ne është dasht që fondet t’i ndajmë më shpejt dhe të jemi transparent, rigoroz me procedura. Digjitalzimi është një pjesë e zgjedhjes në mbi 30 mijë biznese dhe familje kanë aplikuar përmes e-Kosova që e ka bërë të lehtë punën”, tha Rizvanolli.
Tamara Srzentic, ish-ministre e Administratës Publike, Transformimit Digjital dhe Mediave në Malit të Zi, tha se është shumë e rëndësishme, që digjitalizimi të përgjigjet për nevojat e qytetarëve dhe më pas të ngrit standardet për komunikim më të mirë për ta.
Srzrntic, prezantoi websiten e Malit të Zi, së si atje janë zgjidhur disa probleme e që janë pothuajse të ngjashme me vendin tonë.
“Unë jam një shërbyese publike me pasion dhe mendoj se me komunitetin e juaj në ndërtimin e këtij parku ka të bëjë me arritshmerinë e lartë, ka sfida dhe për këtë udhëtimi ynë edukativ ka qenë përmes shumë shteteve, me qeverinë e Kalifornise kemi punuar për të dhëna të qasshme, kemi pas buxhete të dedikuara, kemi pas zyra për inovacion dhe këto shërbime i kemi bërë për vite”, tha ajo.
“Nëse bazohemi te databaza dhe dizajni duhet Qeveria të komunikojë me të tjerët. Kemi marrë disa publikime të disa vendimeve të Gjykatës për abort, ne të gjitha pas këtij ligji kemi vendos në website të gjitha klinikat për të iu ndihmuar grave për abort. Ne kemi klasifikuar hapat si bëhet një gjë e tillë”, shtoi ajo.
“Duhet të shohim së si të ndërtojmë një element mbi bazë dhe qendër të kemi njeriun për këtë një transformim duhet të kalojë nga klasikja në të reja. Ka nevojë të shikohen edhe nevojat e njerëzve, qeveria duhet të kyçet prej projektit në prodhim”, tha Srzrntic.
Mikey Dickerson, zëvendësshef i Informacionit në ShBA, tha se është e rëndësishme që programet e subvencionimit të bëhen kur nuk ka kriza.
“Çdo sistem është i rëndësishëm për ju është sistemi hibrid. Nëse dëshironi të ndryshoni të bënin programe të subvencioneve do duhej të bëni kur nuk ka kriza, prandaj mesazhi im këto ditë është se është e përshtatshme të kaloni kohë dhe të depërtoni nga këto kriza për të mirë. Këto organizata të cilat nuk bëjnë ndryshim rrezikohen”, tha ai.
Shërbimi Digjital i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një njësi për teknologji e vendosur brenda Zyrës Ekzekutive të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, e cila ofron shërbim këshillimi për agjencitë federale mbi Teknologjinë e Informacionit.