Shërbimi Gjeologjik i Kosovës jep detaje për tërmetin e djeshëm në vend

Prishtinë | 16 Dhj 2025 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.2 sipas shkallës Rihter.

E gjatë gjitës së sotme Shërbimi Gjeologjik i Kosovës ka dhënë detaje lidhur me këtë.

Sipas njoftimit, Thellësia hipoqendrore ishte 7 km ndërsa epiqendra e këtij tërmeti ishte 40 km në jug-lindje të Prishtinës dhe 12 km në jug-perëndim të Gjilanit në fshatin Vërmicë/Zona e Kllokotit.

Njoftimi i plotë:

Tërmet i lehtë ndjehet në zonën Viti–Gjilan, pa dëme materiale

Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Qendrës Sizmike Euro-Mediterane si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 15.12.2025 në orën 07:20 sipas kohës lokale, territori i Kosovës (zona Juglindore e Kosovës) është goditur me një tërmet me magnitudë 3.2 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit.

Thellësia hipoqendrore ishte 7 km ndërsa epiqendra e këtij tërmeti ishte 40 km në jug-lindje të Prishtinës dhe 12 km nw jug-perëndim të Gjilanit në fshatin Vërmicë/Zona e Kllokotit.

Edhe pse ky sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikon qytetarët apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët, megjithatë tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës Juglindje të Kosovës.

Ndryshe, këto termete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Ferizaj-Viti-Gjilan, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.

Të ngjashme