Shërbimi i Zjarrfikësve, sektori i sigurisë i pa përkrahur nga shteti

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti, ka thënë se kërkesat e Zjarrfikësve Shpëtues të Kosovës, të paraqitura sot nga Sindikata e këtijë shërbimi, janë të drejta, të arsyeshme dhe të mbështetura në ligj.

Siç tha Ahmeti ky shërbim vazhdon të jetë sektori i sigurisë më i pa përkrahur nga shteti.

Greva dhe protestat nuk janë zgjedhje e duhur sipas tij, por mostrajtimi adekuat dhe serioz i këtij mekanzimi, padyshim që i detyron ata në ndërmarrjen e veprimeve të tilla.

“Kërkesat e Zjarrfikësve Shpëtues të Kosovës, të paraqitura sot nga Sindikata e këtijë shërbimi, janë të drejta, të arsyeshme dhe të mbështetura në ligj. Problemet evidente të grumbulluara me vite të tëra, sigurisht se shkaktojnë indinjatë dhe revoltë te kjo kategori punëtorësh. Ky shërbim vazhdon të jetë sektori i sigurisë më i pa përkrahur nga shteti. Greva dhe protestat nuk janë zgjedhje e duhur, por mostrajtimi adekuat dhe serioz i këtij mekanzimi, padyshim që i detyron ata në ndërmarrjen e veprimeve të tilla”, ka shkruar Ahmeti.

Të ngjashme