Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka sqaruar se pse ka dështuar mbajtja e seancës për rastin e Donjeta Pajazitajt.
Sipas ShKK-së urdhëresa, për përcjelljen e të akuzuarit në gjykatë, i ka shkuar me vonesë duke bërë të pamundur sigurimin e transportit për të akuzuarin.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se urdhëresa për përcjelljen e personit në fjalë për në Gjykatë është ardhur me vonesë, dhe si pasojë e kësaj SHKK nuk ka pasur asnjë njësi të lirë për ta zbatuar urdhëresën”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.
“Bazuar në Rregulloren e Brendshme të Punës, urdhëresa duhet të pranohet së paku 72 orë më herët, me qëllim që përcjelljet të planifikohen me kohë dhe me prioritet, ndërsa urdhëresa në fjalë është pranuar më 18.02.2022, ora 15:15 për t’u realizuar sot më 21.02.2022”, thuhet tutje në këtë njoftim.