Shërbimi Korrektues i Kosovës rikthen vizitat

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në vend, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit, nga data 8 shkurt 2022 do të marr këto masa lehtësuese:

1. Vizita familjare për të burgosur në institucionet korrektuese lejohet për 2(dy) persona të rritur dhe 1(një) fëmijë;

2. Gjatë kohës së vizitës, vizitorët duhet të mbajnë maskat mbrojtëse;

3. Secili vizitor para se të hyjë në institucionin korrektues, duhet të dëshmojë certifikaten për vaksinim me dy doza, në rast të mos vaksinimit vizitorët duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ për COVID -19 jo me i vjetër se 48 orë;

4. Për fëmijet nën moshën 12 vjeçare nuk kërkohet vaksinimi dhe testi për COVID 19;

 5. Lejohet shfrytëzimi i benificioneve për të dënuar (vikend në shtëpi), ndërsa në momentin e kthimit në institucion, i dënuari i cili nuk i ka marr dy dozat e vaksinimit duhet të deshmoi testin për COVID-  19, në rast se testi rezulton pozitiv, i njëjti duhet të karantinohet në institucionin korrektues;

6. Lejohen vizitat në lokalet e veçanta në institucionet korrektuese.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme