Shërbyesit civilë në grevë njëorëshe, paralajmërojnë grevë të përgjithshme

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 10:27 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shërbyesit civilë kanë hyrë në grevë njëorëshe në shenjë pakënaqësie me Projektligjin për Paga, raporton Ekonomia Online.

Rreth 22 mijë shërbyes civilë në administratën lokale dhe qendrore në Kosovë po kërkojnë nivelizim të pagave me sektorë të tjerë publikë.

Ali Sefaj, kryetar i Këshillit Grevist të Nivelit Qendror, tha se presin marrëveshje me Qeverinë dhe nëse nuk reflektojnë greva do të vazhdojnë.

“Sot kemi greve, fillimisht do të mbajmë grevë njëorëshe. Janë disa kërkesa si rritja e koeficiente përvoja e punës dhe hallet e shërbyesve civil. Ne presim që sot apo nesër Qeveria të reflektoj”.

“Nëse jo ne do të vazhdojmë me greve dy orëshe, mirëpo besojmë qe Qeveria vërtetë do të reflektoj. Ka koeficient 4, 4.5 dhe 5 dhe asnjë pagë nuk arrin mbi 300 euro”, tha ai.

Ahmet Gashi, kryesues i Këshillit Grevist të komunës së Prishtinës, tha se nëse nuk përmbushen kërkesat greva vazhdon, raporton EO.

“Këshilli Grevist Qendror ka ardhur me na vizituar dhe me përcjell grevën”, tha ai.

Paga mesatare e shërbyeseve civilë në Kosovë është 340 euro.

Ligji për pagat është në fazën e shqyrtimit parlamentar, kurse më 31 janar pritet që të procedohet në Kuvend për miratim.

Të ngjashme