Drejtuesit e Sindikatës së Shërbyesve Civil të Komunës së Mitrovicës, sot kanë mbajtur një takim për të diskutuar në lidhje me pezullimin e Ligjit të Pagave.
Në këtë takim të pranishmit shprehën qëndrimet e tyre, duke thënë se e përkrahin dërgimin e Ligjit për Paga në Gjykatën Kushtetuese, sepse ky ligj i miratuar nga Kuvendi i Kosovës ka qenë diskriminues në krahasim me shërbimet tjera në Kosovë, si dhe presin që me amandamentimin e Ligjit, shërbyesit civil të kategorizohen në nivelin e njëjtë me shërbyesit tjerë si shëndetësia, arsimi etj.
Kryetari i Sindikatës, Mehmet Bajrami, theksoi se për kërkesat dhe nevojat e shërbyesve civil kanë pasur takime dhe premtime nga niveli qendror dhe komisioni qeveritar, që kërkesat e tyre të merren parasysh dhe të jenë të barabarta më shërbyesit civil të tjerë.
Mirëpo ai potencon se asnjëri nga këto premtime nuk është plotësuar dhe ndihen të diskriminuar sa i përket kategorizimit në Ligjin për Paga.