Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, i cili ishte pjesë e ekipit mbrojtës të Jakup Krasniqit në gjykimin në Hagë, reagoi pas aktgjykimit ndaj drejtuesve të UÇK-së.
“I zhgënjyer sa s’ka fjalë që mund ta përshkruaj.
Duke qenë pjesë e ekipit mbrojtës të Jakup Krasniqit, kam pasur qasje në çdo provë të ofruar nga Prokuroria dhe kam dëgjuar dëshmitë e çdo dëshmitari që ka dëshmuar në këtë proces!
Prandaj, me përgjegjësi të plotë dhe me bindje të thellë, mund të them se ky aktgjykim nuk është drejtësi!
Pwrkundrazi, jam i bindur që ajo që ka bërë trupi gjykues është thjesht heqja e fjalës AKTAKUZË dhe në vend të saj kanë vendosur fjalën AKTGJYKIM.
Drejtësia nuk matet vetëm me shkruarjen e një aktgjykimi, por me atë se sa bindshëm mbështetet në prova!
E vërteta nuk mbyllet me një aktgjykim.
Beteja vazhdon!”, shkroi Sherifi.