Sherifi: Kurti e reduktoi nepotizmin vetëm në mbiemër të tij, hipokrizia vazhdon

Prishtinë | 11 Maj 2023 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Bilall Sherifi i Nismës Socialdemokrate ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke thënë se ka vendosur standarde të reja të nepotizmit duke e reduktuar në mbiemër të njëjtë.

Sherifi është shprehur se tani e tutje do të ketë definicion të ri për nepotizmin sipas të cilit vetëm mbiemrat e njëjtë me Kurtin konsiderohen nepotizëm.

“Kryeministri Albin Kurti e paska reduktuar koxha shumë definicionin e nepotizmit! E paska sjellë në nivel vetëm të mbiemrit të tij. Kështu që nga sot kemi definicion të ri për nepotizmin, sipas të cilit, mbiemrat e hallave, tezeve, dajallarëve, të familjarëve të bashkëpartiakëve të tij, të deputetëve, të ministrave, të këshilltarëve etj etj, nuk konsiderohen nepotizëm!”, ka shkruar Sherifi.

Ai e ka quajtur hipokrizi këtë deklarim të Kurtit.

“Vendosja e standardeve të larta në hipokrizi vazhdon. Një zot e di se ku do të ndalen!”, tha Sherifi.

Të ngjashme