Sherifi: Sot ra maska e Manastirit të Deçanit, cila e ka radhën tash

Prishtinë | 13 Mar 2024 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti urdhëroi Agjencinë Kadastrale që t’ia regjistrojë tokën Manastirit të Deçanit.

Sherifi ka pyetur se cila e ka radhën tash, duke shkruar se “Dje ra maska e zajednicës sot ra ajo manastirit të Deçanit”.

“Koha nuk e ndryshon askend, ajo veç çjerr maska!Njëra bie tjetra del! Dje ra maska e zajednicës sot ra ajo manastirit të Deçanit! Cila e ka rradhën?!”, ka shkruar Sherifi.

Të ngjashme