Dhjetë lojtarë dhe trajneri i Valencias që kishin rezultuar pozitivisht me coronavirus, janë shëruar plotësisht.
Marca raporton se më 16 mars lojtarët e Los Che ishin infektuar me pandeminë botërore, pasi kishin udhëtuar për në Milan për t’u përballur me Atalantan në Ligën e Kampionëve.
Është bërë e ditur se Ezequeil Garay, Jose Gaya dhe Eliaquim Mangala, ishin në mesin e lojtarëve që kanë rezultuar pozitivisht me virusin corona.
Stadiumi mestala në ndeshjen Valencia – Atalanta . (Photo by UEFA Pool/Getty Images)
Dy të tjerë ishin edhe mjekët e klubit si Juan Aliaga e Paco Camarasa.
Valencia kishte akuzuar Atalantan se nuk i kishte njoftuar me kohë për gjendjen në Itali rreth coronavirusit, pasi nga aty u infektuar lojtarët e tyre.
Udhëtimi kishte ndodhur më 19 shkurt, derisa në ndeshjen e dytë kishte filluar infektimi më masiv.
Lojtarët e Valencias ishin vetë-izoluar, mirëpo që ata tani janë shëruar plotësisht dhe natyrisht se ky është lajm i mirë jo vetëm për futbollin.