Në Komunën e Malishevës nga 73 të infektuar me koronavirus, 57 janë shëruar plotësisht.
Bazuar në rezultat e testimeve të ditës së djeshme, në mesin e të shëruarve nga COVID-19, janë edhe dy qytetarë nga Komuna e Malishevës, të cilët kanë rezultuar negativ në dy testimet e fundit.
Tani numri i të shëruarve nga Komuna e Malishevës, arrin në 57 të shëruar.
Shërimi i dy qytetarëve, të cilët kanë qenë në trajtim në Klinikën Infektive, është konfirmuar zyrtarisht nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Kjo është gjendja aktuale në Komunën e Malishevës:
73 pozitivë me COVID-19
57 të shëruar
1 me fatalitet
15 në shërim e sipër.