Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se 3 qytetarë nga fshati Studime e Ulët në Vushtri, të infektuar me Coronavirus, janë shëruar plotësisht.
Tahiri iu bënë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe ti rrespektojnë masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore
Postimi i plotë:
Edhe një lajm i mirë sot
3 qytetarë nga fshati Studime e Ulët, Vushtrri të infektuar me Covid 19, janë shëruar plotësisht🙏
Aktualisht në Vushtrri janë 17 qytetarë të infektuar me #coronacirus ndërsa ne lutemi dhe të gjithëve ju urojmë shërim të plotë.
Puna e përbashkët e jona, masat tona bashkë me ato të propozuara nga IKSHPK e të vendosura nga MSH po funksionojnë.
Lutemi që të mos ketë raste të reja sepse i tërë qyteti mundet me hy në karantinë me vendim të MSH.
Prandaj ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin