Një lajm i mirë për të gjithë banorët e Istogut ka ardhur nga drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Mujë Osmanaj.
Ai ka bërë me dije se është shëruar dhe liruar në shtëpinë e tij pacienti me inicialet B.B që vjen nga fshati Sudenicë.
Pacienti i shëruar ishte i moshës 80 vjeçare.
Ai tutje ka bërë me dije se pesë persona të tjerë të cilët rezultojnë pozitivë me Covid, janë në gjendje stabile dhe po qëndrojnë në shtëpitë e tyre.