Drejtori i Klinikës së Radiologjisë, Bujar Gjikolli, ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi, raporton Ekonomia Online.
Gjikolli, lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, për të cilën ka thënë se ka qenë i infektuar me Covid-19, ndonëse ka qenë i vaksinuar. Ai ka thënë se izolimi ka zgjatur dy javë.
“Dy javë izolimi (pasi që rezultova pozitiv në COVID 19) si i vaksinuar i kalova pa vështirësi. Vaksinimi shpëton jetët e njerëzve. Ju lutem VAKSINOHUNI”, ka shkruar Gjikolli.