Shërohet pacientja e parë e infektuar me Coronavirus në Vushtrri

| 11 Pri 2020 | 12:29 | Nga

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se pacientja e parë e infektuar me COVID-19 në Vushtrri tashmë është shëruar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se ajo do të lirohet sot nga Klinika Infektive.

“Pacientja e parë në Vushtrri me Coronavirus tashmë është shëruar. Ajo sot lirohet nga Klinika Infektive. Sonte presim ende lajme të mira”, ka shkruar Tahiri.

https://www.facebook.com/xhafertahiriofficial/posts/1342925235904686

Të ngjashme