Si pasojë e një konflikt në familje, gruaja është vetë-helmuar dhe ka përfunduar rëndë në spital, ndërkohë që policia ka prangosur burrin si shkak për ngjarjen.
Sipas policisë më datë 12.09.2016, u arrestua shtetasi Mikel B., 36 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, në banesë, pas një konflikti, ka sjellë vetëhelmimin e bashkëshortes së tij A. B., 29 vjeçe”.
Gruaja ndodhet në spital, në QSUT në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.