Sherr me babain, djali e godet me thikën e bukës

Prishtinë | 07 Jan 2020 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Një debat mes babait dhe djalit për pak sa nuk është kthyer në tragjedi në një familje në Tepelenë.

Klaudio Baca, 23 vjeç ka qëlluar me thikën e bukës babanë e tij pas debatit, e për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur në dorën e majtë, pasi ka shmangur goditjen frontale që do t’i kushtonte atij plagë të rënda.

Forcat e policisë e Tepelenës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur arrestimin e agresorit.

Ndërkohë që babai i tij është dërguar në spital, ku po merr dhe ndihmën e parë mjekësore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme