Një sherr me protagonistë shqiptarë ka ndodhur në Certosa të Italisë.
Në përleshje kanë përdorur edhe mjete të forta e kaçavida.
Policia njofton se fillimisht, 4 shqiptarë kanë zbritur nga makina dhe kanë sulmuar 2 bashkatdhetarët pasi ditët e fundit u ishte ndaluar hyrja në një lokal nate.
Nga kjo ngjarje një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital.