Vojislav Sheshel, lideri radikal serb nuk ndalet së treguari urrejtjen dhe shovenizmin e tij ndaj shqiptarëve, sidomos në rrjetet sociale.
Ai poston vazhdimisht në “Twitter” imazhe kundër shqiptarëve. Ndërkohë, Sheshel po ndjek edhe Kampionatin Botëror të Futbollit në Rusi.
Ai, në lidhje me ndeshjen Zvicër – Serbi ka komentuar: “Nuk është turp të humbësh, por të jesh shqiptar”.
Ndërkohë, që ekipin kombëtar të Zvicrës e shkruan jo siç emërtohet, por “Swisptari”, duke ironizuar me faktin se ka futbollistë shqiptarë etnikë.
Kurse janë të paprecedente dhe në kufijtë e jonormales memet e tij teksa mundohet të tallet me Shqipërinë e shqiptarët.