Sheshet e kryeqytetit janë zbukuruar me Flamuj Kombëtarë për nder të 28 Nëntorit, 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.
Qytetarë të shumtë janë parë nëpër sheshet e Prishtinës, që kishin dal për të festuar.
Për të shënuar këtë ditë të rëndësishme për popullin shqiptar, janë paraparë të zhvillohen në sërë aktivitetesh në Prishtinë.
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se dita nis me homazhe te busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe përfundon me pritjen e kryeministrit Albin Kurti, e cila është paraparë të mbahet në orën 19:00.
Për nder të 28 nëntorit, ndërtesa e Kuvendit të Kosovës mbrëmë mori ngjyrat e flamurit kombëtar.
Përveç Qeverisë së Kosovës, aktivitete të ndryshme ka organizuar edhe Komuna e Prishtinës.