Sheshi i ri në Vushtrri, që gjendet përballë Akademisë së Sigurisë Publike të Kosovës, nga dita e sotme do të mbajë emrin e heronjve Azem e Shotë Galica.
Në përvjetorin e 90-të vdekjes se heroinës Qerime Halili “Shota“, kryetari i Komunës së Vushtrrisë i ka propozuar Asamblesë Komunale që Sheshi i sapo ndërtuar të pagëzohet me emrin e këtij çifti trimash që lindën në zemër të Kosovës.
“Me këtë propozim, duam që ne dhe gjeneratat pas nesh, t’i përkujtojmë këta trima që bënë histori, bënë epokë për mbarë kombin dhe për të nderuar heronjtë e kombit, birin e bijën e Drenicës, Azem e Shotë Galicën”, ka thëne Sami Istrefi, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm në arsyetimin që prezantoi para këshilltarëve komunal, të cilët përkrahën edhe propozimin që në këtë shesh vitin e ardhshëm të ngritet shtatorja e këtyre trimave.