Një grua nga Mançesteri i Anglisë, i kishte ngarkuar fotografitë e divanit, në një ueb-faqe për shitjen e gjësendeve të përdorura.
Por, Jessica O’Brien nuk kishte pasur kujdes, dhe e kishte përfshirë edhe një fotografi, ku e shfaqte gjoksin e zhveshur.
Jo çuditërisht, ajo ka marrë shumë vëmendje, dhe është kontaktuar menjëherë, për të blerë divanin që kushtonte 400 funte.
“Më vjen keq, u nguta dhe e postova edhe një fotografi tjetër”, ka shkruar në llogarinë e saj O’Brien, pasi ndodhi kjo ngatërresë.
Plasimi i bërë në ueb-faqen për shitje, është hequr nga administratori, për shkak të përmbajtjes jo të duhur.