Shfaqen specifikat kyçe të Motorola Moto E6

Prishtinë | 30 Pri 2019 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Motorola ka zbuluar serinë Moto G7 në muajin shkurt të këtij viti dhe meqenëse kompania ende nuk ka zbuluar diçka në lidhje me serinë Moto E6, tani në internet janë shfaqur specifikat e njërit nga modelet E6 të cilat na tregojnë se çfarë jemi duke pritur nga ky smartfon.

Sipas raportit, Moto E6 ka emrin kodues “surfna” dhe thuhet se do të vijë me procesor Snapdragon 430 SoC i cili është i kombinuar me 2 GB RAM memorie, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky smartfon i ri ka ekran 5.45-inç me rezolucion prej 1.440×720 pikselë dhe sensorin e kamerës, Samsung ISOCELL S5K5E9 me fokus f/2.0, prej 5 megapikselë.

Në pjesën e pasme, Moto E6 ka sensorin e kamerës, Samsung ISOCELL S5K3L6, prej 13 megapikselë me fokus të njëjtë sikurse kamera e përparme. Smartfoni i ri, po ashtu, do të punojë me sistemin operativ Android Pie si dhe do të jetë në dispozicion me 16 dhe 32 GB memorie të brendshme.

Kapaciteti i baterisë së Moto E6 aktualisht është i panjohur, por duke konsideruar faktin se E5 ka baterinë prej 4.000 mAh, mund të presim që edhe E6 të ketë kapacitet të njëjtë ose të ngjashëm të baterisë.

Sipas burimit, që e citon gsmarena, po ashtu thuhet se Moto E6 do të lansohet në SHBA përmes disa operatorëve telefonikë por nuk është i sigurt se cilët janë më saktësisht.

Seria Moto E5 është lansuar vitin e kaluar në muajin prill, kështu që mund të presim që edhe seria E6 të lansohet së shpejti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme