Në Teatrin e Qytetit në Gjilani sonte u dha shfaqja “Një natë në hotel” me tekst të Muharrem Shahiqit, i rishkruar nga Agush Mulliqi dhe me regji të Bashkim Ramadanit.
Kjo ngjarje kulturore ishte pjesë e aktiviteteve sportive, artit pamor, artit skenik dhe aktivitete të tjera të institucioneve të arsimit, të organizuara nga Komuna e Gjilanit për ta bërë sa më madhështore festën e shtetit të Kosovës.
Që nga fëmijët, të rinjtë dhe të gjithë qytetarët pa dallime kanë qenë pjesë e aktiviteteve të sotme që kishin të përbashkët festën e pavarësisë.
Ndërsa, në ditën e nesërme, pikërisht më 17 shkurt 2018 agjenda e Komunës së Gjilanit, nis në orën 10:00, me homazhe në varrezat e Dëshmorëve dhe tek lapidarët në qytet, pastaj në ora 11:30 do të bëhet zbulimi pllakës në Këshillin e Bashkësisë Islame në shenjë falënderimi për kontributin që ka dhënë ky institucion në vitet ’90 për çështjen kombëtare, në ora 13:00 mbahet koncert për fëmijë, ora 14:00 mbahet Seanca Solemne e Kuvendit të Komunës, ora 15:00 muzikë festive para Teatrit të Qytetit dhe ora 18:00, koncerti i Pavarësisë.