Shfaqet pas pesë vjetësh lideri i ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadi

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqësi i grupit të Shtetit Islamik është shfaqur për herë të parë në pesë vjetët në një video të lëshuar nga krahu i propagandës së këtij grupi ekstremist.

Videoja e publikuar nga Al-Furqan të hënën, shfaq Abu Bakr al-Baghdadi me një mjekër gri dhe të kuqe, i veshur një mantel të zi me një jelek ngjyrë bezhë dhe të ulur në dysheme, me atë që duket të jetë një mitraloz i mbështetur pranë tij .

Kjo është paraqitja e tij e parë në video që kur kishte mbajtur një predikim në xhaminë al-Nuri në qytetin irakian, Mosul, në vitin 2014.

Grupi i Inteligjencës SITE tha se al-Baghdadi pranoi në video fundin e betejës në Baghouz, bastionin e fundit të grupit në Siri dhe diskutoi bombardimet në Sri Lanka ku mbetën të vdekur më shumë se 250 persona.

Të ngjashme