Një ari është shfaqur mbrëmë në fshatin Manastiricë të Prizrenit.
Sipas pamjeve të publikuara nga televizioni lokal i Prizrenit, Besa, ariu shihet duke dalur nga një vend malor dhe duke lëvizur rrugës pastaj.
Të tilla raste kur ariu ka zbritur në zona të banuara nuk janë të rralla. Qytetarët e Prizrenit edhe gjatë vitit të kaluar kanë qenë të shqetësuar nga një ari, i cili kohë pas kohë ka “vizituar” banorët e fshatit Pousko ku edhe u ka bërë dëme të shumta materiale.