Fundjava e parë e vitit 2025 pritet të përcillet me riga shiu e reshje bore, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me kushte për shi e borë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6 deri -3, ndërsa maksimalja që do të arrihet do të jetë 2 gradë celsius.
Të dielën do të jetë mot i vranët e me intervale me diell, ndërsa temperaturat do të mbërrijnë në -7 gradë celsius si minimale dhe 2 gradë celsius si maksimale.