Reshjet e dendura të shiut në qytetin e Vlorës kanë sjellë prezencë të madhe uji në disa akse rrugore.
Lagjet “28 Nëntori”, “Pavarësia” dhe “Skelë” si dhe disa akse rrugore janë nën ujë, shkruan Top Channel.
Ndërkohë që punonjësit e ndërmarrjes së mirëmbajtjes janë në terren për normalizimin e situatës, reshjet e shiut vijojnë të jenë të dendura.