“Shi meteorësh” – Publikohen pamje fantastike të yllit që bie nga Shqipëria e Kumanova e Maqedonisë

Prishtinë | 14 Gus 2023 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Shiu vjetor “Perseid” ndriçoi mbrëmë qiejt anembanë botës me meteor, disa të mëdhenj sa një bizele, që godasin atmosferën e Tokës me shpejtësi 134,000 mph (215,000 km/h).

Ky fenomen ndodh në një kohë të ngjashme në korrik dhe gusht të çdo viti, dhe këtë herë ka arritur kulmin e tij në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës.

Për pasojë, një spektakël i jashtëzakonshëm iu është dhuruar qytetarëve në shumë vende të botës, mes tyre edhe në Shqipëri. BBC ka publikuar foto të shkrepura në disa shtete, mes tyre edhe nga Parku Kombëtar i Shebenikut, në vendin tonë.

Shiu i meteorëve konsiderohet si një nga ngjarjet më të mira dhe më tërheqëse astronomike.

Të ngjashme