Shifra marramendëse, ja sa kushton bileta për të parë “live” finalen e BBV

Prishtinë | 27 Pri 2023 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Big Brother VIP Albania për pak javë mbyll edicionin e tij të dytë.

Deri më tani ka tre finalistë të konfirmuar, Luiz Ejlli, Efi Dhedhes dhe Deamishel Hoxha. Ndërkohë në garë për finalistin e katërt janë konkurrentët: Nita Latifi, Kristi Aliaj (Dragot) dhe Qetsor Ferunaj.

Finalja e madhe e spektaklit do të mbahet më 6 maj dhe moderatorja e programit, Arbana Osmani, njoftoi herën e kaluar se do të dilnin shumë shpejt në shitje biletat për ata që duan ta ndjekin nga afër në studio finalen.

Në një post në “Instasytory”, Arbana Osmani ka ndarë sot linkun nga ku qytetarët mund të blejnë biletat për të parë nga afër banorët në natën finale.

Çmimet e biletave fillojnë nga 500 euro për person. Ndërsa mësohet se 1000 euro do të jetë bileta VIP, me të cilën fansi do të ketë akses edhe në ‘after-party’, ku do të mund të takojë nga afër finalistët dhe të realizojë fotografi me ta.

Të ngjashme