“Asnjëherë mos e shtyni për nesër punën që mund të bëni sot”. Kjo duket të jetë motoja e ministrit britanik të Shëndetësisë, i cili vetëm sa nuk e mori në krahë gazetarin, të cilit do i jepte intervistë, e ta çonte për të bërë vaksinën kundër Covid-19.
Një video e publikuar nga Sky News tregon Sajid Javid duke qëndruar jashtë qendrës së vaksinimit në Spitalin St Thomas’ , në pritje të fillimit të intervistës së tij me gazetarin John Craig.
Teksa kamera “filmon”, ministri britanik i Shëndetësisë fillon një bisedë me gazetarin me përvojë dhe e pyet nëse e ka marrë dozën e tretë përforcuese.
“Jo, jam 64 vjeç, nuk e kam bërë ende ”, përgjigjet gazetari, me ministrin që e pyet menjëherë “pse jo”. Gazetari më pas shpjegon se ka neglizhuar vaksinën pjesërisht, sepse e kishte kaluar Covid.
“Sipas rregullave të reja, ju mund ta bëni tani dozën e tretë,” i thotë Javid gazetarit, duke e këshilluar të shkojë te qendra e vaksinimit.
Gazetari më pas e pyet … sa orë janë të hapura dhe Javid përgjigjet “deri në 8”.
Por duke ditur se … hekuri ngjitet sa është i nxehtë, ministri britanik i Shëndetësisë i thotë gazetarit të shkojë direkt për tu vaksinuar.