Shilegov e mori postin e kryetarit të Qytetit të Shkupit

Prishtinë | 25 Tet 2017 | 15:10 | Nga

Kryetari i ri i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, e ka marrë funksionin dhe paralajmëroi se prej nesër do të fillojë me zbatimin e masave urgjente për luftë kundër ndotjes së ajrit.

“Masat akute janë të lira për transportin e qytetit, ndalimin e ndërtimeve dhe restrikcione për komunikacionin në pjesët kritike”, tha Shilegov. Nga pranvera e ardhshme, ai paralajmëroi gjelbërim të qytetit, ndërkaq nga viti i ardhshëm fillim të gazifikimit të qytetit. Ish kryetari i Shkupit Koce Trajanoski, në fjalët përfundimtare tha se ndjehet krenar me realizimin e projekteve të cilat i ka bërë derisa ka qenë kryetar, të cilat sipas tij, e kanë bërë Shkupin qytet më të mirë për jetesë.

Të ngjashme