Grupi BALFIN ka transferuar zyrtarisht të gjitha aksionet dhe pronësinë e NewCo Ferronikeli tek YILDIRIM International Group, çmimi i shitjes ka arritur mbi 70 milionë.
Të dy Grupet arritën një marrëveshje në fillim të qershorit 2022 dhe gjatë këtyre muajve kanë pasur një bashkëpunim të ngushtë për të garantuar një dorëzim të lehtë që nuk do të ndikojë tek punonjësit dhe prodhimi.
Në dokument thuhet se YILDIRIM ka një plan biznesi të mprehtë për të zgjeruar dhe rritur biznesin e tij të metaleve dhe minierave. Prandaj, YILDIRIM pret me padurim NewCo Ferronikeli, duke ndërtuar një nga kompanitë më të mira të nikelit në Evropë. Plani i propozuar i biznesit do ta transformojë NewCo Ferronikeli në një nga filialet më të vlefshme të YILDIRIM, thuhet ne marrëveshjem.
NewCo Ferronikeli u bë pjesë e BALFIN Group në korrik 2018. I gjendur në gjendje të pezulluar aktiviteti me detyrime, si dhe paga të papaguara të punonjësve, BALFIN Group ndërhyri për përmirësimin e situatës financiare dhe filloi zbatimin e një programi investimesh në vlerë 30 milionë euro, që të arrihet efikasiteti i përmirësuar i prodhimit.
NewCo Ferronikeli është një nga prodhuesit më të mëdhenj të ferronikelit në Evropë. Kompania është një aset i rëndësishëm strategjik për Republikën e Kosovës, me rëndësi dhe ndikim të madh në makroekonominë.
Kompleksi NewCo Ferronikeli përfshin një fabrikë të prodhimit të nikelit me dy linja, si dhe depozita potencialisht të pasura minerale nën peizazhin përreth, dhe u themelua në vitin 1984. /Albanian post