Vetëm disa muaj pas vdekjes së papritur dhe të parakohshme të yllit, shtëpia e dikurshme e DJ-të dhe producentit muzikor Tim Bergling, i njohur publikisht si Avicii, është shitur për 17.5 milionë euro.
Vdekja tragjike e artistit në prill të këtij viti i tronditi fansat dhe ndjekësit në mbarë botën, shumë prej të cilëve ende nuk po mund të pajtohen me shkuarjen në amshim.
Tani është zbuluar se shtëpia e suedezit në Hollywood Hills është shitur fshehurazi për një shumë prej miliona dollarësh.
Prona shtatëmijë metra katror është e ndërtuar në vitin 2008, ka gjashtë shtretër dhe shtatë banja gjersa ka pamje panoramike drejt Los Angelosit dhe Santa Monica, gjithashtu edhe përtej oqeanit.
Njashtu ka edhe një pishinë prej 75 metrash katrorë, kaminë si dhe një zonë spa.
Sipas faqes së internetit të pasurive të paluajtshme Redfin, Avicii e bleu pronën në vitin 2013 për 15.5 milionë dollarë.
Artisti i lindur në Suedi, i cili vdiq në moshën 28 vjeçare, u bë një nga DJ-të më të paguar në botë në saje të hiteve “Levels” dhe “Wake Me Up”.