Massimo Ferrero thuhet se ka shitur Sampdorian në një konsorcium të udhëhequr nga Gianluca Vialli për 140 milionë euro.
Sipas Il Secolo XIX, Ferrero bëri njoftimin për presidentët e tjerë në Serie A gjatë një takimi në zyrat e Ligës të shtunën.
“Unë e shita Sampdoria për 140 milionë euro”, citohet të ketë thënë ai, përcjell lajmi.net.
Producenti i filmave ishte raportuar se kishte negociuar një shitje ndaj Viallit dhe grupit të tij të investitorëve, i cili përfshin Jamie Dinan dhe Alex Knaster.
Gazzetta dello Sport që nga atëherë e ka vërtetuar historinë e gazetës, duke pretenduar se një marrëveshje është e gatshme të përfundojë.
Sampdoria këtë merkato ka transferuar vetëm Jeison Murillon dy javë më parë.